Sifan Hassan ka fituar medaljen e parë të artë olimpike në karrierën e saj, duke dalë e parë në vrapim me distancë 5 mijë metra, në kuadër të garës për femra.
Atletja e kreu garën për 14 minuta e 36 sekonda.
Kjo medalje është gjithashtu e para e artë për Holandën në atletikë, që nga viti 1992.