Sigal Prishtina ndërpret pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 13:07 | Nga

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina njofton se nuk do të marrë pjesë më në garat e Ligës Ballkanike  SIGAL UNIQA BIBL.

“Ju njoftojmë që pas 4 vjetësh pjesëmarrje në Ligën Ballkanike SIGAL UNIQA BIBL, garë në të cilën fituam dy herë titullin kampion, bordi drejtues i klubit ka vendosur për të ndërpresë pjesëmarrjen në këtë garë. I gjithë fokusi i klubit do të jetë në garat Evropiane të FIBA-s dhe ato vendore”, thuhet në njoftimin e KB Sigal Prishtina.

Po ashtu menaxhmenti i klubit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën tjetër regjionale ABA LIGA.

“Ne me këtë rast falënderojmë udhëheqësit e Ligës Ballkanike për mundësinë e dhënë për thyerjen e izolimit të basketbollit Kosovar si dhe ngritjen e cilësisë së klubit të basketbollit Sigal Prishtina dhe basketbollit kosovar në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme