Sigal Prishtina pëson humbje të thellë nga Proton Cable Prizreni

Prishtinë | 15 Sht 2024 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Sigal Prishtina nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti është mposhtur nga Proton Cable Prizreni, me rezultat të thellë 100:88, plot 12 pikë në epërsi.

Prishtinasit ndoshta mund të jenë cilësuar favorit në letër, por prizrenasit domonuan totalisht.

Çereku i parë përfundoi 29:17 për Prizrenin, ndërsa rrjedhë të njëjtë kishte edhe çereku i dytë që përfundoi 27:20.

Po ashtu edhe në të tretin, skuadra e Arbnor Rifatit dominoi, duke triumfuar 24:19.

Prishtina u afrua në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 32:20.

Por fitorja e vendasve në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll, asnjëherë nuk u vu në pikepyetje.

Kapiteni Urim Zenelaj shkëlqeu te Prizreni me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

29 pikë i kishte Jordan Johnson, ndërsa 14 i realizoi Wayne Arnold.

Sigalit, nuk i kryen punë as 29 pikët e Jawachi Nzeakor.

Damire Burns i kishte 19 pikë e 11 kërcime.

Të ngjashme