Siguri e shtuar për shënimin e Vidovdanit në Gazimestan

Prishtinë | 28 Qer 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Për shënimin e festës serbe të Vidovdanit më 28 qershor në Gazimestan, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë marrë masa të shtuara për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka vendosur një prani të shtuar në terren, duke përfshirë kontrolle të rrepta në hyrje-dalje dhe verifikime të personave që marrin pjesë në ceremoni.

Masat vijnë si pjesë e planit të sigurisë për të parandaluar çdo incident të mundshëm dhe për të ruajtur rendin publik gjatë tubimeve.

Të ngjashme