Siguria Kibernetike, Shqipëria e para në botë

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur e para në botë në “National Cyber Security Index” (NCSI), me 98.33 pikë, duke e cilësuar rezultatin si një sukses historik në fushën e sigurisë kibernetike.

Në një reagim të gjatë, Rama e lidh këtë arritje me sulmin kibernetik të korrikut 2022, kur infrastruktura digjitale shqiptare u godit nga një sulm i atribuuar regjimit iranian.

Sipas Ramës, pas sulmit Shqipëria nisi ndërtimin e një arkitekture të re të mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai thekson se vendi u ngjit nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025, përpara se të arrinte sot në krye të klasifikimit botëror.

Të ngjashme