Siguria në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë ishte temë diskutimi ndërmjet Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes me homologët e tyre nga Parlamenti gjerman, raporton Ekonomia Online.
Në takimin që u mbajt të mërkurën, u konfirmua edhe shtimi i numrit të forcave paqeruajtëse gjermane në kuadër të KFOR-it.
Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes, Bekë Berisha, falënderoi delegacionin gjerman për këtë vizitë.
“Pas një vizitë që kemi pas edhe nga ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, raportet ne Parlamentin gjerman kanë qenë raporte shumë të mira, falënderoj për kontributin për shumë kohësh nga shteti i Gjermanisë”, tha Berisha.
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, tha se situata në Ballkan e Evropë nuk është e mirë, për shkak të luftërave.
“Siç e dini është planifikuar që forcat e kontingjentit tonë të shtohen nga maji i këtij viti sepse për ne është më rëndësi të mbizotërojë paqja jo vetëm për ne por gjithë rajonin. Situata nuk është e vështirë vetëm në Evropë por në mbarë botën dhe ne të gjithë po ballafaqohemi me sfida jo vetëm për shkakun e luftës brutale të Rusisë mbi Ukrainën por për shkak se po ballafaqohemi me pasoja që kjo luftë ka sjellë. Ne po e shohim se ka disa kriza apo probleme shumë të mëdha të cilat po ndodhin në botë po e shohim problemi në detin e kuq ne kemi dërguar atje anije luftarake e cila është marrë gjithashtu në shënjestër nga terroristët dhe ushtarët tanë po përpiqen t’i bëjnë ballë këtyre sulmeve ka pasur gjithashtu edhe një vend tjetër të krizës është rasti i Izraelit dhe zhvillimeve të cilat po ndodhin atje ka pasur edhe në Pacifikun përtej kontinentin tanë, zhvillime të ngjashme edhe në Tajvan ajo se çka dua të them këtu është që me sulmin brutal ndaj Ukrainës, Gjermania ka vendosur duke parë këtë rrezik për Evropën dhe vendin tonë ka vendosur që t’i modernizojë trupat e saj duke i shtuar jo vetëm pjesëtarët e saj por edhe duke e modernizuar edhe paisjet me të cilat ata iu duhet të punojnë njëkohësisht duke shpresuar që ato asnjëherë të mos vin në realizim apo mos të përdorën”.
“E dini se ka pasur një vizitë ministri i mbrojtjes gjerman këtu në Kosovë dhe nga ana tjetër meqë jemi mes miqsh ne flasim dhe shkëmbehemi dhe si e tillë dhe në mënyrë të hapur ne edhe ministri i mbrojtjes ka dhënë këshillat e tij të cilat mendoj se janë pranuar këtu në Kosovë, me gjithë kompleksitetin e çështjeve që mund ta shohim ne të gjithë, besoj se pajtohemi se duam të jetojmë në paqe. Po ashtu ne të kërkojmë edhe nga ju ushtarët tanë që janë në mision këtu t’u shërbejnë sigurisë në vendin tuaj të jenë edhe vetë më sigurt derisa janë në shërbim dhe është vendimtare nëse flasim si miq që këshillat që japim të inkurporohen në vendimet të cilat merren sepse ato nuk i shërbejnë vetëm forcimit të miqësisë tonë por gjithashtu edhe stabilitetit në përgjithësi”, u shpreh ai.