Është publikuar profili i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, raporton Ekonomia Online. Zv.ministri i Financave, Punës dhe Transereve, Ilir Kapiti, tha se gjatë këtij mandati do të punohet në mënyrë intensive që mbrojta e punëtorëve të jetë prioritet.
“Ministria është e përkushtuar të ofrojë siguri në punë. Rëndësia e shëndetit në punë është prioritet i Qeverisë. Gjatë këtij mandati do të punohet në mënyrë intensive që mbrojta e punëtorëve të jetë prioritet. Disa nga masat që do t’i ndërmarrim janë shtimi i inspektorëve, njohja e punës përkatëse, pushimi i lehonisë. Të gjitha mëto masa janë në plan dhe ekzekutimi i tyre është i planifikuese”.
Kenichi Hirose, Specialist i lartë i mbrojtjes sociale nga Budapesti, tha se siguria në punë është parakusht i sigurimit të të drejtave të punëtorëve.
Sipas tij, Kosova ka përshpejtuar hapat sa i përket rrugës për në BE.
“Fjalimi nga zv.ministrit identifikoi çështjet dhe tregoi zotimin e tyre të fuqishëm për të prekur sigurinë dhe shëndetin në punë. Ky është pikë fillestare të shikohet aspekti i strategjisë. Tashmë Kosova drejt BE-së ka përshpejtuar punën e saj”.
Ekrem Kastrati, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, tha se Qeveria është e interesuar ta rris numrin e inspektorëve të punës, raporton EO.
Inspektorati ka rol kyç për sigurinë në punë. Kjo është edhe objektiv e inspektoratit dhe qeverisë që të rrisim masat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Profili i shëndetit në punë ndihmon të kuptojmë sigurinë në punë. Ne si inspektor jemi të përkushtuar që objektivat tona t’i qojmë përpara. Qeveria është e interesuar të rritë numrin e inspektorëve të punës”.
Atdhe Hykolli, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, tha se asnjë vend në rajon nuk e ka më të lartë nivelin e papunësisë se Kosova, raporton EO.
“Ne si sindikatë jemi të gëzuar që sot mund të fillojmë dialog tri palësh që mund të bisedojmë për problemet që kemi. Çdokush ka të drejtë punojë dhe të zgjedh profesionin që do ta ketë dhe të ketë kushte të favorshme me punuar. Kemi shumë probleme që duhet t’i zgjidhim sepse kemi pagë minimale dhe është shumë e ulët. Asnjë vend në rajon nuk është më keq për nga papunësia se Kosova”.
Besim Mustafa, nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se edhe pse kanë vështirësi ekonomike bizneset mundohet që të përmbushin standardet.
“Oda Ekonomike e Kosovës ka një kohë që angazhohet në këtë proces. Bizneset me gjithë vështirësitë ekonomike mundohet t’i kryejë obligimet e veta. Shumica e bizneseve kanë njohuri mesatare se çfarë ndodh siguria e shëndetit në punë. Siguria e shëndetit në punë është me kosto të madhe. Siguria ka të bëjë edhe me pjesën e ambientit ku punon”.