Sigurohet ilaçi për të sëmurët me kancer që mungonte për disa ditë në QKUK

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Barnatorja Qendrore e Klinikës Universitare të Kosovës është furnizuar sot me ‘‘Hereceptin’’, bari ky që mungonte që disa ditë dhe përdoret nga të sëmurët me kancer që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka treguar se kjo klinikë është furnizuar me ilaçin ‘‘Hereceptin’’, raporton Betimi për Drejtësi.

‘‘Po jemi furnizuar dhe shpresojmë të mos na mungojë, ashtu kemi info’’, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se edhe shumica e ilaçeve tjera janë duke ardhur.

“Hereceptin”, apo siç njihet ndryshe me emrin Trastuzumab, është një ilaç për kancer që përdoret në fazat e hershme edhe më të vona të kancerit të gjirit. Po ashtu përdoret edhe për trajtimin e kancerit të stomakut dhe kushton rreth 1 mijë e 500 euro.

Të ngjashme