Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Themelimin Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët, Bllaca 1999, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se mareriali i propozuar është në përputhje me ligjin.
“Për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme të kryhen procedurat e shpronësimit. Materiali i propozuar është në harmoni dhe në përputhje me nenin 19 të Qeverisë së vendit”.