Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna para pak minutash nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se sa vota ka marrë duke nënkuptuar dhe humbjen e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, megjithatë ajo ndihet e përmbushur dhe shkon me kokëlartë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për shtyp njoftoi se nga 3 436 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 97,84 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816.649 votues ose në përqindje 46,64 për qind.
Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së ka marrë 363.980 vota, apo 44.57%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski i LSDM-së ka marrë 423.292 vota, apo 51.83 %./AlsatM/