Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u tha qytetarëve të saj që të silleshin sikur kishin koronavirus, dhe të ndërprejnë të gjitha kontaktet fizike jashtë familjes derisa vendi ka shkuar në një bllokim njëmujor.
Jacinda Ardern shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, pasi numri I rasteve me koronavirus, u rrit në një numër record rreth 50 raste, duke çuar numrin në 205.
Qeveria ka imponuar izolimin e të gjithëve, me të gjitha shërbimet jo thelbësore, shkollat dhe zyrat që do mbyllen për një muaj.
Jacinda Ardern i tha parlamentit se bllokimi ishte shkaktuar nga provat e hershme të transmetimit në komunitet të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.
Në një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës, Jacinda Ardern tha që modelimi sugjeroi që Zelanda e Re mund të ketë disa mijëra raste të COVID-19 përpara se numrat të fillojnë të bien.
“Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me atë që mund ose nuk mund të bëni, zbatoni një parim të thjeshtë: veproni si të keni COVID-19”, tha Jacinda Ardern.
‘’Çdo lëvizje që ju bëni atëherë është një rrezik për dikë tjetër. Kështu duhet të mendojmë të gjithë në mënyrë kolektive.’’
Zelanda e Re, me rreth 5 milion njerëz, ka më pak infeksione se shumë vende të tjera, por qeveria e Jacinda Ardern dëshiron të lëvizë shpejt për të ndaluar përhapjen.
Të gjitha shërbimet jo thelbësore, baret, restorantet, kafenetë, palestrat, kinematë, pishinat, muzetë, bibliotekat, shesh lojërash dhe çdo vend tjetër do të mbyllet.
Ndërprerjet pritet të kenë një ndikim të thellë në bizneset dhe të çojnë në mijëra humbje pune. Disa firma kanë njoftuar tashmë shkurtime pune.
Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e Zelandës së Re që është shpallur një emergjencë kombëtare, me të parën në 23 shkurt 2011, pas një tërmeti me madhësi 6.3 që goditi qytetin e ishullit të Jugut Christchurch, duke vrarë gati 200 njerëz.