Ndeshja e radhës mund të jetë e fundit për mesfushorin David Silva në Manchester City.
Sipas the Sun, futbollisti 33 vjeçar mund të largohet nga stadiumi Etihad gjatë verës së këtij viti, shkruan Goal.
Për futbollistin në fjalë thuhet se ka marrë një ofertë fitimprurëse me afat dyvjeçarë për t’i dhënë fund karrierës së tij në një klub të paidentifikuar të Katarit.