Silvinjo: Shqiptarët dinë të shutojnë mirë nga distanca

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë fazës kualifikuese për Euro 2024, më së shumti u veçua për golat nga jashtë 16-metershit.

E pikërisht në lidhje me këtë, trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo u pyet nga BBC.

“Ata me të vërtetë dinë ta godasin topin nga distanca, e kanë atë në vete dhe e duan atë, kështu që unë i inkurajoj ta bëjnë këtë”, tha Silvinjo.

“Nëse ata mendojnë se kjo është gjëja më e mirë për ta bërë, ju lutemi gjuani në portë!”.

Shqipëria në Evropian në fazën e grupeve do të ballafaqohet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Të ngjashme