Diego Simeone shpreson që Luis Suarez do ta përdorë dhuntinë për të shënuar gola në ndeshjen e sotme (e martë), në të cilën Atletico Madridi përballet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Suarez është duke kaluar një sezon fantastik me Los Rojiblancos, ku ka regjistruar 16 gola në 24 paraqitje që prej transferimit nga Barcelona.
“Për të gjitha garat, jo vetëm në Ligën e Kampionëve, prezenca e Luis Suarez i jep besim skuadrës tonë, dhe pa dyshim që edhe rivali do të kushtojë më shumë rëndësi, sepse e tregon dhe vetë historia se çfarë dhuntie për gola ka ai, është një golashënues me një lidhje të fortë me golin”.
“Kështu, shpresoj që do të luajmë një ndeshje të mirë si ekip. Dhe insistoj për Chelsean, që është një skuadër tejet e mirë, dhe trajneri i ri, i cili është shumë i mirë, është duke e bërë Chelsean të luaj edhe më mirë”, ka deklaruar Simeone në një konferencë për media.