Zyrtari i lartë shtetëror serb me origjinë nga Kosova, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë nuk është folur se për votimin e Hashim Thaçit president të Kosovës, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kishin kërkuar para.
Sipas asaj që përcjell portali kossev, Jabllnaoviq ka thënë se ka pasur fjalë se shefi i grupit të deputetëve të Listës Srpska, Slavko Simiq gjoja nga këshilltari i Hashim Thaçit kishte kërkuar 320 mijë euro që të votohej për Thaçin kryetar.
“Në takimin që kemi pasur në Beograd më 26 dhjetor me serbët e Kosovës, ka pasur këso akuzash, porse ndaj akuzave nuk reagohet pa argumente e dëshmi”, ka thënë ai.