Serbët nga Mitrovica e veriut nuk do të pranojnë integrimin e dhunshëm me Mitrovicën jugore, ka deklaruar sot për agjencinë serbe të lajmeve tanjug nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq duke folur lidhur me iniciativën për bashkimin e qytetit në Ibër, transmeton Koha.net.
„Serbët nga pjesa veriore e Mitrovicës nuk do të pranojnë integrimin me dhunë të Mitrovicës në çfarëdo sistemi, sepse askush nuk dëshiron ta këmbejë diçka cilësore e të mirë me diçka që nuk funksionon”, citohet të ketë thënë Simiq.
Ai ka theksuar se pjesa veriore e Mitrovicës “është digë e depërtimit ë ekstremistëve nga vitin 1999 deri më tash dhe kështu janë ruajtur komunat Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan si dhe potencialet ekonomike Ujman e Trepçë.
„Në pjesën jugore të qyteti nuk ka kurrfarë ekonomike. Тrepça që ka mbetur në pjesën veriore funksionon normalisht, është firmë solvente me menaxhment serb që të ardhurat punëtorëve ua paguan nga fitimet e veta”, ka theksuar Simiq.
Në fund ai ka përkujtuar se kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në kumtesën e tij ka thënë se “serbët kurrë nuk do të pajtohen me spastrimin etnik dhe se ata këtë e kanë dëshmuar gjatë 20 vjetëve të shkuar duke qëndruar bashkërisht e me guxim në përkrahjen e shtetit të Serbisë”.