Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputet nga kjo listë në Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se ata janë opsioni më i fortë i serbëve të Kosovës karshi të tjerëve që i ka quajtur “labil”, njofton Klan Kosova.
Pos kësaj Simiq i përcjellë nga një numër i madh i kryetarëve të komunave me shumicë serbe sidomos nga veriu, gjatë deklarimit Kosovës iu ka referuar gjithnjë si “Kosovë e Metohi”.
Ai ka refuzuar të komentojë deklaratën e të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i cili ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe.