Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha sot se “presionet që vijnë nga anët e ndryshme përpara zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nuk mund të prishin unitetin serb dhe kjo do të shihet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Simiq në reagimin e tij për vendimin e autoriteteve në Prishtinë lidhur me ardhjen e zyrtarëve serbë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, tha se “do të dëshmohet se presioni dhe dhuna nuk mund të japin fryte”.
Ministria e Jashtme e Kosovës ua ka ndaluar zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë deri pas zgjedhjeve të 6 tetorit.