Simpoziumi i Diabetologjisë në Vushtrri – Idrizi: Kjo ditë të shërbejë për ndërgjegjësimin ndaj diabetit

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Botërore të Diabetit, në Vushtrri u organizua Simpoziumi i Diabetologjisë, që u organizua në bashkëpunim mes Komunës së Vushtrrisë, Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” dhe Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës.

Për të tretin vit me radhë organizimet për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit bëhen me shumë përkushtim nga doktoresha Edita Blakaj Shala, të cilën e falënderoj për punën që bënë me pacientët vushtrrias.

Një falënderim të veçantë për të gjithë mantel bardhët për punën e tyre për zbulimin e hershëm të diabetit tek pacientët.

Përkushtimi i tyre është jetik në ofrimin e kujdesit, udhëzimit dhe shpresës për ata që lundrojnë në sfidat e kësaj sëmundje kronike.

Kjo ditë le të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për diabetin.


Të ngjashme