Simptomat e infarktit që duhet t’i dijë çdo grua

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Sëmundjet e zemrës prekin miliona gra në Britani të Madhe.

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, mbi 70 gra vdesin nga sulmi në zemër çdo ditë në këtë vend, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Dhimbjet në gjoks dhe frymëmarrjet e shkurta nënkuptojnë se jeni duke pësuar arrest kardiak, por që ka edhe simptoma tjera që mund të jenë paralajmëruese.

“Sulmi në zemër te gratë mund të paraqitet në forma të ndryshme” ka thënë profesor Collins nga BHF.

“Shembull disa mund të kenë dhimbje në shpinë në mes krahësh”.

Simptomat që mund të paraqiten: dhimbje gjoksi, ngushtësi apo presion, dhimbje në duar, nofull, qafë, në shpinë dhe bark, trullosje, djersitje dhe ndjenja ankthi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme