Simptomat e infertilitetit tek meshkujt dhe femrat

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Infertiliteti është lufta për shumë çifte që duan të bëhen me fëmijë. Gati 1 në 8 çifte përballen me problemin e infertilitetit, të cilët nuk mund të lindin fëmijë edhe pse kryejnë marrëdhënie seksuale pa përdorur masa mbrojtëse për 6 muaj ose një vit, në varësi të moshës, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.

Këto janë 8 simptomat e infertilitetit, të cilat shpjegojnë përse një femër nuk mund të ngelet shtatzënë:

Cikli menstrual i çrregullt ose mungesa e periodave
Shenjat më të dukshme të infertilitetit janë cikli menstrual i çrregullt ose ndalimi i periodave. Këto tregojnë se ka një çrregullim hormonal.
Nëse cikli menstrual ka rënë nga rreth 28 ditë në 21 ditë, ose nëse ju janë ndalur periodat, mund të tregojnë se po arrini fazën e menopauzës. Tek disa femra që kanë një predispozicion gjenetik ose një sëmundje autoimune, menopauza mund të ndodh që në të 20-at e tyre, thotë dr. Brian Levine, specialist i fertilitetit.

Dhimbje të shumta gjatë ciklit menstrual
Dhimbjet e shumta gjatë ciklit menstrual mund të shkaktohen edhe nga endometrioza, një gjendje që lidhet me infertilitetin.

Qime të shumta në trup
Femrat që kanë qime të shumta në fytyrë ose pjesë të tjera të trupit, mund të kenë sindromën policistike ovariale, çrregullim hormonal dhe shkaktari kryesor i infertilitetit. Kjo sindromë bën që vezoret të prodhojnë më shumë androgjenë ose hormone se normalisht, dhe të pengojnë komunikimin mes trurit dhe vezoreve. Simptoma të tjera të sindromës policistike ovariale janë: cikli menstrual i çrregullt, shtim në peshë ose akne.

Mungesa e epshit (dëshirës seksuale)
Studimet kanë treguar se gat 40% e çifteve që përballen me infertilitetin, mashkulli është shkaktari kryesor ose një nga shkaktarët.
Meshkujt që nuk kanë dëshirë seksuale, kanë probleme në arritjen e ereksionit, probleme me ejakulacionin ose dhimbje, ënjtje në testikuj etj, që çojnë në sterilitet.

Mbipesha
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 45% e femrave që janë mbipeshë ose obeze e kanë të vështirë të mbeten shtatzënë.
Edhe femrat që janë nënpeshë, kryejnë shumë aktivitet fizik ose janë atlete, mund të kenë cikël menstrual të çrregullt, që mund të ndikojë gjithashtu tek infertiliteti.

Dhimbje gjatë aktit seksual
Dhimbjet gjatë aktit seksual vijnë si pasojë e thatësisë vaginale, e cila shkaktohet nga mungesa e estrogjenit, një shenjë e hershme e menopauzës dhe që pengon shtatzëninë.

Flokë të hollë ose rënie të tyre
Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroideve, që mund të prekë ovulacionin. Një studim i kryer nga “The Obstetrician & Gynaecologist” zbuloi se 2.3% e grave me infertilitet kanë tiroide tepër aktive. Simptoma të tjera që duhet të tërheqin vëmendje janë: ankth, humbje drastike në peshë, rrahje të shpeshta të zemrës dhe lodhje.

Mungesa e vitaminës D
Sipas një raporti nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 41.6% e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D, e cila mund të lidhet me infertilitetin. Gjithsesi, edhe pse shumë studime kanë treguar se nivelet e mjaftueshme të vitaminës D ndikojnë rrisin pjellorinë tek femrat dhe meshkujt, ekspertët mendojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të treguat se mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë infertilitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme