Simptomat e leukemisë që duhet t’i di çdo femër

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Shumica e qelizave të gjakut krijohen në palcën e eshtrave, substancë që gjendet në kockat tuaja. Kur një nga këto qeliza të porsalindura bëhet mutante, ajo bëhet kancerogjene. Me klonimin e saj, përhapja e qelizave kanceroze shkakton leukemi – kanceri i gjakut.

“Leukemia është më e zakonshme te të rriturit, të moshës ndërmjet 50 dhe 70- vjeç”, shpjegon Martha Wadleigh, shefe e Programit për Trajtimin e Leukemisë në Institutin e Kancerit Dana-Farber.

“Ka disa nëntipe të leukemisë, në varësi të llojit të qelizave të gjakut që ndryshojnë dhe fazën në krijimin e tyre në të cilën ndodh mutacioni”, thotë Meredith Barnhart.

Shumë simptoma të leukemisë në të vërtetë varen nga nëntipi i leukemisë, por ka disa simptoma të zakonshme për disa lloje të saj më së shpeshti.

Lëkura e zbehur

“Kur shfaqet leukemia, qelizat e mutuara mund të tronditin palcën e eshtrave dhe kështu e bëjnë të vështirë prodhimin e qelizave të shëndetshme të gjakut”, shpjegon Barnhart.

Mungesa e qelizave të shëndetshme të gjakut mund të çojë në zhvillimin e anemisë, për shkak të së cilës lëkura bëhet e zbehtë.

Lodhja

Si te shumë sëmundje të tjera të rënda, lodhja është një nga simptomat e zakonshme të leukemisë. Nëse vazhdimisht ndiheni të zbrazur dhe nëse nuk jeni ndjerë kështu më herët, duhet të kontaktoni mjekun.

Përveç leukemisë, lodhja mund të shkaktohet edhe nga anemia, e cila përsëri mund të jetë një efekt anësor i sëmundjes.

Inflamacionet dhe ethet

Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Kur nuk janë të shëndetshme, ju do të jeni më të sëmurë. Për shkak të kësaj, ethet dhe inflamacioni janë një nga simptomat më të zakonshme të leukemisë.

Frymëmarrja e shkurtër

Nëse ndjeni se mbeteni shumë lehtë pa frymë, madje edhe gjatë aktiviteteve të lehta fizike, kjo është gjithsesi një shenjë që nuk duhet injoruar. Një gjë e tillë vlen edhe për ata që janë aktivë dhe në formë të mirë fizike.

Plagët shërohen me vonesë

Nëse vëreni se gërvishtjet dhe prerjet shërohen shumë ngadalë ose lëndoheni shumë lehtë, kjo mund të jetë një shenjë e leukemisë. Shfaqja e njollave të vogla të kuqe në lëkurë mund të jetë gjithashtu rezultat i kësaj sëmundjeje.

Simptomat tjera

Ka simptoma të tjera më të shpeshta të leukemisë, të tilla si dhimbje në nyja dhe djersitje gjatë natës. Varësisht nga nëntipi i leukemisë, mund të ndodhë edhe humbja e papritur e peshës.

Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë gjakderdhjen e hundës, fryrjen e nyjave limfatike dhe ndjenjën e të ftohtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme