Sinani uron Festën: Është e trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me rastin e 28 Nëntorit, ka uruar të gjithë shqiptarët, por aj ka përmendur edhe sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen bashkëkombësit në Luginë për shkak të diskriminimit dhe shtypjes sistematike që përjetojnë, raporton Ekonomia Online.

Sinani thotë se është e trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Për herë të parë, Festën e Flamurit Kombëtar këtë vit po e organizojnë në Luginën e Preshevës Komuna e Preshevës, Ambasada e Shqipërisë,dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Ajo ka theksuar po ashtu rëndësinë e unitetit në këtë kohë sfidash.

“Duhet të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar për të luftuar për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” tha ajo përmes një adresimi në Facebook.

Të ngjashme