Sindikalisti Ali Sefaj ia ka drejtuar gjashtë kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Këto kërkesa ai i ka publikuar në Facebook.
Sefaj ka kërkuar rritje të koeficientit mbi 120 euro teksa ka kërkuar të dërgohen për shfuqizim në Kuvend, marrëveshja për Asociacion dhe për Gjykatën Speciale.
Shkrimi i plotë i tij:
Kryeministër Albin Kurti
-Rrite vlerën e koeficientit mbi 120 euro
-Rrite pagën minimale dhe përfshij edhe veteranët në këtë rritje
-Plotëso dhe ndrysho Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti
-Dërgo në kuvend për shfuqizim Marrëveshjen e Brukselit dhe shpallne të vdekur zajednicën
– Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale dhe
– Furnizoj spitalet me barna të listës esenciale.
Nëse nuk merren këto veprime me urgjencë migrimi ka me arritë pikun dhe kemi me mbete pa profesionistë, pa fuqi punëtore dhe pa fuqi blerëse!