Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se Sindikata e Arsimit në këtë komunë i ka dhënë përkrahje të fuqishme kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut dhe kandidatëve nga kjo parti për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ata që në vitet më të vështira të ekzistencës sonë kombëtare mbajtën lartë dijen e krenarinë tonë kombëtare të bashkuar rreth Sindikatës së Arsimit në Ferizaj, tashmë kanë ndarë mendjen. Ta mbështesin fuqishëm rrugën e nisur për reformimin e sistemit publik arsimor, të cilit Partia Demokratike e Kosovës i dha ritmin e nevojshëm e realizoi investimet e munguara për dekada. Kjo, iu konfirmuar kryetarit të degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu dhe kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga dega jonë, që përmes tyre kërkesat të marrin zë në qendrën e vendimmarrjes – Kuvendin e Kosovës.