Sindikata e Infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor i kërkojnë Zemajt përmbushjen e kërkesave të tyre

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, me një delegacion të kryesuar nga kryetari Fitim Havolli, nënkryetarët Besarta Pelaj dhe Përparim Berisha si dhe sekretari i përgjithshëm Enlirat Duraku, zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Fillimisht ministri Zemaj falënderoj komunitetin infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor për punën, angazhimin dhe sakrificën gjatë periudhës me COVID-19.

Temë diskutimi ishte kërkesa e komunitetit për ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e festave dhe vikendeve si dhe rrezikshmëria.

“Ministri shprehu se vetë takimi me përfaqësuesit e komunitetit tonë, tregon vullnetin e MSh-së për të dëgjuar ankesat dhe kërkesat tona. Ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e krijimit të një trupe të përbashkët në kuadër të MSh-së e cila do të mbante takime të rregullta për diskutimin dhe trajtimin e çështjeve të cilat preokupojnë komunitetin tonë”, thuhet në komunikatë.

“SHSIMP falënderon ministrin Zemaj për gatishmërinë dhe vullnetin për trajtimin adekuat të çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin tonë duke i ofruar mbështetje të plotë dhe transparencë MSH në përpjekjen e zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballemi”, thuhet më tej në komunikatë.

Të ngjashme