Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i kanë dërguar ftesë publike Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për një takim urgjent, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.
Kjo sindikatë ka publikuar kërkesat e tyre drejtuar ministrisë dhe po kërkojnë reflektim nga MSh.
Kërkesa e plotë:
I nderuar Ministër i Shëndetësisë,z. Rifat Latifi
Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që në mënyrë që t’u shmangemi veprimeve sindikale, e të cilat pas grevës paralajmëruese të datës 05/04/2022 vetëm se do përshkallëzohen, nga të cilat padyshim që pasojat do i vuajn vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, të ndani një kohë nga agjenda juaj për një takim urgjent lidhur me kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor si dhe gjetjen e modaliteteve në mënyrë që këto kërkesa të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Konsiderojmë që realizimi i tyre nënkupton rritje të përgjegjësisë, llogaridhënies si dhe rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ndëhyrjeve infemierore, me ç’rast do përfitonin të gjithë.
Kërkesat janë si në vijim :
Duke pritur reflektimin tuaj dhe duke besuar në vullnetin tuaj të mirë që t’i përgjigjeni çasjes sonë proaktive në promivimin dhe dhënien e mundësisë dialogut social, presim përgjigjien tuaj.
Me respekt
Sindikata e Infermierëve të Kosovës