Sindikata e Judikaturës ka pezulluar grevën e 1 korrikut

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Judikaturës së Kosovës ka njoftuar se greva e paralajmëruar për të hënën më 1 korrik 2019 pezullohet deri më 1 tetor 2019. ​

Njoftimi u bë u ditur pas takimit që përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës të Kosovës kanë pasur sot me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK); Skënder Çoçaj; atë i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni; së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i kërkesave të Sindikatës së Judikaturës drejtuar të dy Këshillave dhe Ministrit të Drejtësisë, kërkesa këto, të cilat kanë të bëjnë me statusin e administratës së gjykatave dhe prokurorive, sipas një njoftimi për shtyp.

“Palët u pajtuan që të punohet së bashku me përfaqësuesit e Sindikatës për hartimin e dokumentit për sistematizim e vendeve të punës sipas Ligjit të ri për pagat, të përfundojë procesi i rikthimit të stafit administrativ-teknik në shërbyes civilë, si dhe të bëhen përpjekje për realizimin e pagesës së shtesës prej 50 eurosh nga 1 janari 2019, siç është bërë deri më tani”.

Të ngjashme