Sindikata e KEDS-it: Sfidë mbetet mbrojtja dhe afirmimi i të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit.

Aty u fol për organizimet dhe veprimet që ka marrë kjo sindikatë gjatë këtij viti.

U premtua se sindikata do të vazhdojë t’i përkrahë të drejtat e punëtorëve dhe do të luftojë për këto të drejta.

Sekretari i kësaj federate, Rashit Gashi foli për sukseset që ka arritur sindikata gjatë këtij viti.

“Te dy vitet e fundit kemi pas aktivitet të  ngjeshur sepse nga një kompani publike kemi dal në kompani private. Ne të gjitha aktivitet  ne kemi pas një sukses që të mos largohen punëtorët nga puna kemi arritur të analizojmë kërkesa për nivelizim dhe rritje të pagave. Për ne vazhdon të jetë sfidë mbrojta dhe afirmimi i të  drejtave të punëtorëve. Dje është gjobitur KEK0u, por për mosrealizimi i kërkesës së KEDS-it me të vërtetë është për keqardhje” tha Gashi.

Gjatë kësaj konference u ndanë edhe mirënjohje .

Mirënjohje iu nda Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimit.

“Unë jam mësu gjithmonë me më sha, kjo mirënjohje është për mua shumë e veçantë pasi këtë mirënjohje e marr pikërisht nga punëtorët”, tha Ibrahimi.

Kryetari i sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Hajdini, tha se pa bashkëpunimi sjellë rezultate, por ai nuk është i kënaqur me rezultatet e deritanishme.

“Pa bashkëpunim s’mund të kishim rezultate. Ky vit ka qenë vit i sfidës të sindikatës. Nëse më pyesni a jam i kënaqur, nuk jam i kënaqur sepse ka vetëm premtime e realizime. Ju apeloj që para vitit të ri të realizohet marrëveshja kolektive”, tha Hajdini.

Fehmi Pajaziti, nënkryetar i sindikatës “ElektroKosova” tha se KEDS-i duhet të vetëdijesohet.

“Bashkërisht ne mund t’ia dalim ndërsa vetëm nuk mund t’ia dalim edhe KEDS-i duhet të vetëdijesohet dhe duhet të respektohen disa rregulla të lojës “, tha ai.

Kryetari i sindikatës, Hysni Gashi tha se do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e punëtorëve.

“Ne do të luftojmë për të drejtat e punëtorëve jemi për me rujt çdo investitor të jashtëm, por nuk do të lejojmë qe ti shkelin të drejtat tona madje as KEDS-in”, tha ai.

Gjatë kësaj konference mirënjohje morën edhe Shoqata e Punëtoreve të Prishtinës, Sindikata e punëtoreve- distrikti Ferizaj si dhe Sindikata e Punëtoreve në Gjilan.

Të ngjashme