Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 12:07 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Lotarisë së Kosovës i ka dhënë afat ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave deri  në fund të javë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur, anëtarja e Sindikatës, Shpresa Gosalci, pas takimit që kanë zhvilluar me zyrtarë të ministrisë.

Sipas saj, nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen pagat, që ajo thotë se nuk i kanë marrë qe një vit, do të vazhdohet me protesta të tjera.

“Protesta përfundon për sot, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Financave dhe u kemi dhënë afat deri ne fund të javës për realizimin e kërkesave tona”, tha Gosalci.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/punetoret-e-lotarise-protestojne-para-qeverise-kerkojne-pagat-qe-si-moren-qe-nje-vit/

Të ngjashme