Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se greva e paralajmëruar, për të enjten para Qeverisë së Kosovës me qëllim të kërkimit të ekzekutimit të pagave, është anuluar.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë duke pasur parasysh reflektimin e Qeverisë dhe vendimin e saj për ndarjen e 4 milionë eurove për subvencionimin e pagave të minatorëve.
“Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike.Minatorët nuk kan kërkuar dhe nuk kërkojnë asgje tjeter, përveq kushte për punë dhe paga dinjitoze”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Sindikata ka kërkuar nga të gjithë minatorët që të kthehen në punë.