Sindikata e Judikaturës ka vendosur ta shtyjë grevën pas takimit të sotëm me Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kryesia e Sindikatës e Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), ka vendosur që të vazhdojë pezullimin e grevës e përcaktuar të fillojë për nesër – me 1 tetor 2019, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe deri në konsolidimin e organeve legjitime, atëherë kur edhe do të ketë një adresë të saktë për adresimin e realizimit të kërkesave të SPJK-së:, thuhet në njoftimin e SPJK-së.