Sindikata e RTK-së: Mentor Shala po na kërcënon

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 10:41 | Nga

Sindikata e Pavarur e RTK-së, përmes një komunikate për medie, thotë se pas njoftimit të tyre për protestë lidhur me keqpërdorimin e parave të punëtorëve dhe familjarëve të tyre, janë kërcënuar nga drejtori i Përgjithshëm, Mentor Shala.

SP e RTK-së kishte paralajmëruar për sot protestë.  Por, e ka anuluar atë, pasi menaxhmenti i RTK-së i ka shlyer borxhet konform kontratës ndaj kompanisë “Sigal” për sigurime shëndetësore të punonjësve.

“Këto mjete u ishin ndalur punëtorëve dhe familjarëve të tyre nga pagat, prej muajsh ndërkohë që nuk ishin dërguar në destinacionin e duhur konform obligimeve të kontratës, derisa punëtorët kishin mbetur pa shërbime shëndetësore dhe të dëmtuar financiarisht”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Fadil Hoxha, kryetar i SPRTK-së.

Ndërkohë, Hoxha ka thënë se pas paralajmërimit për protestë, kishin marrë një e-mail “kërcënues” nga drejtori Shala.

Lexoni më poshtë letrën e drejtorit Shala:

 

emaili
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme