Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi analizoj zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe propozimin e Qeverisë për shtesat për rrezikshmëri, lëshon këtë komunikatë për media.
Sindikata e Policisë së Kosovës përkrahë të gjitha kërkesat e arsyeshme dhe legjitime të secilit zyrtarë policorë dhe punonjsëve tjerë mbështetës të Policisë së Kosovës.
Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interest e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenjes dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarsinë e vet.
Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa: