Sindikata e Policisë dërgon peticion në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, këto janë 10 kërkesat e tyre

Prishtinë | 03 Tet 2023 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e ka shtyrë për mbledhjen tjetër shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balja, tha se në mbledhje duhet që të ftohen anëtarët e Sindikatës në mënyrë që të bëhet të qarta kërkesat e tyre.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se kërkesat e policëve janë të domosdoshme dhe se duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.

Kërkesat e tyre janë: Ligji i pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për staf civil, shujta mujore, shpërblimi për fundvit për performancë të mirë, tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësor dhe jetësor, ligji për pensionim në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme