Sindikata e Policisë ende s’ka marrë përgjigje nga Qeveria për shtesat prej 100 euro

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 10:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar që çdo punonjës i Policisë të përfshihet në pakon prej 100 euro.

Tutje, ai tha se policët që nuk kanë qenë në plan operativ u është kërkuar që mos të përfshihen në këtë pako.

Megjithatë, Tasholli shtoi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria se a do të realizohen këto kërkesa.

“Ne paraprakisht në takimin me kryeministrin kemi kërkuar si sindikatë që të përfshihen të gjithë. Mirëpo nga ministria dhe menaxhmeti është marrë një vendim që vetëm ata që janë në planin operativ të paguhen, ku në atë kohë nuk është paguar as shëndetësia dhe ne jemi pajtuar me këtë. Por tani kur shëndetësia paguhet në tri shkallë çdo punonjës i shëndetësisë kemi kërkuar që edhe policia e Kosovës të përfshihet në pakon 100 euro”.

“Nuk janë përfshirë të gjithë. Ka arsye të ndryshme se nuk kanë qenë në plan operativ apo disa që kanë qenë në pushime. Përgjigje ende nuk kemi se a do të mund të realizohen. Një shkresë e kryeministrit ka qenë që do të rishikohet, por se çfarë do të ndodhë nuk e dimë”.

Tasholli tha se presin që nga ky vit të fillojë pagesa për shujtat. Mes tjerash, ai theksoi se deri më tani janë 400 policë të infektuar me Covid-19, raporton EO.

“Tashmë hymë në vitin 2021. Ne kemi kërkuar që të realizohet kjo kërkesë para vitit të ri, që të gjithë punonjësit e policisë të marrin pakon 100 euro mirëpo nuk ka ndodhur. Arsyetime gjejnë në stafin menaxhues sepse nuk mund të përfshihen të gjithë, si patrulla e ballafaquar drejtpërdrejtë me popullatën”.

“Tani nuk mund të them se cilin hap do të marrim sepse hapat kemi marrë për Covid-19 dhe orët shtesë. Nga ky vit presim që të fillojë shujta ndërsa do të kërkojmë që edhe pakon prej 100 euro për punonjës të policisë. Deri më tani është afër 400 policë të infektuar”.

Të ngjashme