Sindikata e Policisë së Kosovës i është gëzuar lirimit të tre policëve të kidnapuar më 14 qershor në territorin e Kosovës, nga autoritetet serbe.
“Sindikata e Policisë së Kosovës, ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje”, thuhet në një qëndrim të kësaj sindikate.
“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjëherë tjetër”.