Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e afatit të masës së përkohëshme për Ligjin e Pagave deri me 30 Qershor 2020.
Turp, ofendim, degradim, në këtë kohë të kësaj lufte globale merren vendime pikërisht kundër”Heronjëve” dhe nga kush…institucioni më i lartë i drejtësisë.
Provokohet situata mu në kohën kur neve mendojmë për shëndetin e popullatës e disa të tjerë po mendojnë për kolltuqet e buta dhe pagat e tyre marramendëse.
Apo ndoshta po pritni të ju themi ne nuk punojmë më. Jo gabim e keni ne me popullin jemi dhe do të jemi, e ju nuk e di me kend.
Në fund FSSHK do pres fundin e kësaj Pandemie e pastaj marrim vendime.
Populli le të rrin i qetë e ju kursesi Jo, do jipni përgjegjësi së paku para Zotit.