Drejtori i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla ka reaguar përmes një komunikate për medie duke ju bërë thirrje spektrit politik që të jenë unik në marrjen e masave për parandalimin e pandemisë.
Komunikata e plotë:
“Të nderuar qytetarë të Republikes së Kosovës, FSSHK që disa orë ka shpërndarë një komunikatë për shtyp ku thirret spektri politik që të jetë unik në marrjen e masave për parandalimin e Pandemisë por nuk e kanë publikuar ende. Jam i obliguar që të bëjë apel tek ju që kjo komunikatë të shpërndahet sa më shumë. Siç duket politikës nuk po i intereson kjo e aq më keq as edhe mediave, andaj shpërndani sa më shumë. Edhe një herë KUJDES PO, PANIK JO, RRINI NË SHTËPI”.