Sindikata e shqetësuar për sulmet ndaj policëve – Kamberi: Qytetarët të ndihmojnë në luftimin e krimit e kontrabandës

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 12:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri gjatë aksionit të së mërkurës.

Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës, në një prononcim për Ekonomia Online ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që ta përkrahin Policinë në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre.

“Situata e djeshme, në veri të Kosovës, ka qenë prekëse, sepse është sulmuar Policia e Kosovës, është sulmuar shteti i Kosovës, janë sulmuar personat zyrtarë, të cilët kanë obligim për respektimin e ligjit”.

“Ne sot kemi bërë një reagim dhe dënojmë ashpër sulmin e fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet gjetëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve të tjera të sulmeve ndaj policëve që po bëhen kohë pas kohe, sepse Policia e Kosovës është polici e Kosovës dhe respekton të gjitha ligjet që janë në Kosovë”.

Ajo thotë se ka qenë e pritshme që situata në veri të dalë nga kontrolli.

“Meqenëse të gjithë e dimë se situata në veri të vendit është pak më e ndjeshme, andaj kemi prit që do të kemi kësi lloj sulmesh, mirëpo unë kërkoj nga qytetarët që të kenë respekt ndaj policisë së Kosovës dhe të bashkëpunojnë, me Policinë e Kosovës sa i përket luftimit të krimit apo të kontrabandave të ndryshme në të gjithë Kosovën”.

Kamberi ka tregua se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët u lënduar në veri të vendit, tashmë gjendja e tyre është stabile dhe disa prej tyre janë duke u trajtuar në të shtëpi, raporton EO.

“Sipas informatave, të gjithë pjesëtarët e Policisë që kanë pasur lëndime kanë qenë me lëndime trupore mirëpo sipas informatave që i kemi marr sot është stabile, dhe një pjesë e madhe janë duke u trajtuar në ambientin shtëpiak”.

Aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës, që u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, u prit me protesta dhe bllokada nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçanit.

Gjatë përleshjeve ndërmjet Policisë dhe protestuesve u lënduan dhjetë policë, ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Mitrovicë të Veriut thanë se edhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Gjatë operacionit policor u arrestuan tetë persona, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave. Policia e Kosovës njoftoi se ka identifikuar edhe dhjetë persona të tjerë, që dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë, dhe i shpalli ata në kërkim.

Të ngjashme