Aksioni i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ishte paraparë që të mbahej në përkrahje të punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në greve me kërkesën për rritje pagash, është bojkotuar nga mediat e pranishme, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja u bojkotua për shkak të sjelljes së aktivisteve ndaj Policisë së Kosovës, por edhe për shkak të mospërkrahjes së këtij aksioni nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një diskutim me një nga pjesëtarët e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se aksione të tilla janë duke u bërë pa njoftim dhe pa lejen e Sindikatës dhe si të tilla nuk i përkrahin.
Madje shtoi se aksione të tilla mund edhe tu bëjnë dëm e t’iu prishin punë, raporton EO.
“Ju keni dal për të na mbështetur, si e mbështesin dikë që nuk ju jep atë leje. Si mundësh me bërë një aksion pa përfaqësuesit e këtyre punëtoreve, me fal unë po dua që të ju mbështes, a bënë që të ju mbështesim”.
“Ju falënderojmë për mbështetjen, por mos se këto gra ju mundeni me i lënë në rrugë. Ju a e dini ligji mbi organizmin e grevës. Nuk është mirë që të sillen rreth nesh se mund të na prishin punë. Ju vazhdoni vetëm na lëni neve rahat”, ka thënë ai.