Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive nëmbështetje të “Marshit për Liri”, më 12 shtator

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

 Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatave të punëtorëve të Minatorëve të Trepçës, të Zjarrfikësve, të Administratës, të Shërbimit Korrektues, të Shëndetësisë dhe të tjera, të cilët bashkërisht shprehën përkrahjen e tyre për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan sindikatat e punëtorëve për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Pjesëmarrja dhe mbështetja e sindikatave të punëtorëve i jep këtij marshi legjitimitet moral dhe shoqëror”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme