Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dalë në krah të Sindikatës së Arsimit që njoftoi se do të protestojë më 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit për Paga. FSSHK-ja ka thënë se do t’i adresohet Qeverisë me kërkesë për përfshirje në hartim të këtij ligji duke kërkuar që ai të implementohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.
FSHSK-ja është ankuar e Qeveria i ka përfillur këta punëtorë, duke thënë se projektligjin e ka dërguar për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve.
Kërkesën FSSHK-ja ka thënë se do ta bëjë pas zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.
Të premten SBASHK-u njoftoi për protestë më 4 dhjetor, ndërsa shtoi se nëse Qeveria nuk reflekton për kërkesat e stafit arsimor, do të merren edhe masa tjera sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën në janar.