Ish futbollisti dhe trajneri serb Sinisha Mihajlloviq do ta ndërpresë karrierën pasi mjekët dyshojnë se vuan nga kanceri.
Gazeta italiane Corriere Della Sera ka njoftuar se ish lojtari i Crvena Zvezdës, Sampdorisë, Romës, Lacios dhe Interit, pastaj trajneri i Bolonjës, Catanias, Fiorentinës, Sampdorisë, Fiorentinës, Milanit dhe Torinos, është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe se trajtimi intensiv duhet të fillojë menjëherë.
50 vjeçari ishte bërë kampion i Italisë me Lacion në vitin 2000, ekip me të cilin i kishte fituar dy Kupa dhe Superkupa të Italisë, si dhe një Kupë të Fituesve të Kupave dhe Superkupën e UEFA-s. Kampion i Italisë ishte bërë edhe si lojtar i Interit.