Sinjalizuesi që çoi në mocionin e mosbesimit të Trump është nga CIA

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Sinjalizuesi, ankesa e të cilit ka çuar në një mocion mosbesimi ndaj Presidentit Donald Trump është zyrtar i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.

Oficeri pa emër dikur punonte në Shtëpinë e Bardhë, thanë disa burime amerikane.

Sinjalizuesi thotë që zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “bllokonin” të gjitha detajet e një telefonate midis Trump dhe presidentit të Ukrainës.

Trump kërkoi të dijë se kush i dha informacionin sinjalizuesit, duke thënë se burimi ishte “afër një spiuni”.

Në thirrjen në 25 korrikut, Trump e shtyu Volodymyr Zelenskyn të hetojë rivalin e tij kryesor politik demokrat, Joe Biden.

Ankesa, e lëshuar të enjten, thotë se transkripti i thirrjes nuk ishte ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik. Në vend të kësaj ajo ishte e ruajtur në një sistem të veçantë të përdorur për informacion të klasifikuar.

Të ngjashme