Sipas Corriere della Sera, tërmeti në Shqipëri bashkon shqiptarë, kosovarë e serbë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti i së martës në Shqipëri ka bërë shumë jehonë në median e huaj sidomos atë italiane. E përditshmja ‘Corriere Della Sera’ i ka kushtuar një jehonë kësaj ngjarje të rëndë që duket se ka pasur edhe anën pozitive të saj teksa ka bërë mrekullinë duke bërë bashkë, shqiptarë, kosovarë, serbë, kroatë e maqedonas teksa japin ndihmën e tyre për të prekurit e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

’20 vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia formohet thuajse e gjitha sërish për herë të parë pas shpërbërjes mizore të vendeve që erdhi pas përleshjeve dhe spastrimeve etnike-thuhet në reportazhin e Corriere Della Sera-në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar edhe pse vetëm për pak ditë teksa bëhen përpjekjet për të përballuar tërmetin që goditi bregun shqiptar në natën mes të hënës dhe të martës dhe distriktin e Krujës, 60 km në veriperëndim’

Prej dy ditësh skuadra ndihme nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagrebi e Shkupi janë bërë bashkë; zjarrfikës, ushtarakë, njësi cinofile, skuadra që janë dalluar na uniforma dhe flamuj që një kohë deklaroheshin armike me krenari, sot janë në garë me kohën për të rekuperuar viktimat. ‘Ndoshta nuk krijojnë vëllazëri, por bashkojnë forcat drejt një objektivi të përbashkët-thuhet më tej në reportazhin e të përditshmes të njohur italiane

Në Thumanë, një fshat që është 1 orë larg me makinë nga Durrësi, një repart serb nga Niš erdhi një ditë më parë me një kamion dhe mjetet e nevojshme për të rrëmuar mes rrënojave të një pallati 3 katësh të shembur pjesërisht, ndërsa në anën tjetër të rrugës u panë të punonin zjarrëfikësit nga Suhareka në Prishtinë teksa shpëtuan një grua një natë më parë, si dhe një grup ushtarakash më stemën RKS, Republika e Kosovës.
‘A kishte probleme? Aspak, përkundrazi, ndoshta ky është momenti të krijojmë një miqësi-sigurojnë vetë protagonistët’.

Në fushën e futbollit ku janë ngritur çadrat, mjeku që është në krye të Emergjencës Shqiptare, Dr. Skëndër Brataj komenton: ‘Ndonjëherë ne jemi të burgosurit te paragjykimeve tona’. Po monton një tendë, dhuratë nga Arabia Saudite dhe që do të shërbejë si infermieri. por ai shpreson që ta çmontojë përpara dimrit. ‘Në Vlorë, Bashkia ka vënë në dispozicion hotele dhe banesa për të pastrehët’

Pas pak orës, serbët u nisën drejt Durrësit, pasi iu kërkua një ndihmë për një banesë 6 katëshe që u shemb si një kështjellë rërë dhe ku shpresat për të gjetur në jetë të paktën edhe 1 person të vetëm janë zbehur gjithnjë e më shumë. bilanci i të vdekurve arriti në 41 dhe mes tyre është edhe
Kristi Peci, mikja e djalit të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Në fund, në Thumanë janë 26 grekë të E.M.A.K., mbrojtja civile në Athinë me 2 qen që alternohen në 2 turne, në orët e para ata nxorën nga rrënojat një grua 45 vjeçare që ishte e gjallë dhe më pas 3 trupa pa jetë./tch

Të ngjashme