Sipas Donika Gërvallës, kur u rriten çmimet, shqiptarëve u rriten epshet!

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 09:04 | Nga Kimete Berisha

Mbrëmë, në ora 12 të natës, kur dëgjoi nga mediat se Kryeministri do ta shkarkojë, Donika Gërvalla tha se ndaj saj:

“Janë ngjallur fantazi dhe epshet e pakontrolluara”.

(Nuk tha që është ngjallur një epsh ndaj saj, por shumë epshe).

Kjo i bie se secila gazetë dhe çdo kritik i saj, ka epshe të pakontrolluara ndaj saj dhe qeverisë Kurti.

  • Epsh do të thotë: dëshirë e madhe seksuale për dikë;
    Dëshirë për të plotësuar kënaqësitë trupore;
    Zjarr i madh i mishit e i gjakut.

Sipas Donika Gërvallës, pra, krejt ky epsh i pakontrolluar ndaj saj u zgjua sherri i uljes së çmimit të zejtinit nga qeveria Kurti!

Nëse kthehet çmimi i lartë, shuhen epshet ndaj saj, ose së paku vëhen nën kontrolll ato epshe!

Çfarë lidhje ka ministresha e jashtme me çmimet e vajit, dhe çka ka lidhje epshi me armiqësinë!
Kur e urren dikë nuk të zgjohen epshet, por neveria…

Ministresha e jashtme armikun e brendshëm e konsideron epshor!

Çmendinë, a!

P.S. Kur u rriten çmimet, shqiptarëve u rriten epshet!
Mashallah!

Të ngjashme