Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes në Washington është një lajm i mirë për serbët në Kosovë.
Ai për portalin “Kosovo Online” tha se serbët që jetojnë në Kosovë janë krenarë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me ato që ai arriti në Washington dhe Bruksel.Jevtiq theksoi se pritjet e serbëve nga Vuçiq dhe Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, janë përmbushur.
“I gjithë delegacioni ynë ka përmbushur pritjet e serbëve që jetojnë në Kosovë në drejtim të mbrojtjes së jetës së njerëzve.“Ajo që u bë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje jo vetëm që zgjidh problemet e të dy kombeve, por gjithashtu jep një shans për të përmirësuar situatën ekonomike jo vetëm në Kosovë por edhe në Serbinë qendrore, e cila është diçka që duhet t’i bëjë të gjithë të lumtur”, tha ai.
Ai tregon se ata që kritikojnë një marrëveshje të tillë flasin vetëm për veten.
“Gjithçka në kundërshtim me këtë marrëveshje i përshtatet atyre, në kundërshtim me zhvillimin ekonomik, shansin për të hapur vende të reja pune dhe kështu kthimin dhe mbijetesën e serbëve”, deklaroi Jevtiq.Ai tregon se në bisedën me serbët në Kosovë, ai dëgjoi se njerëzit janë krenarë për gjithçka që Vuçiqi bëri për interesat e serbëve.