Të paktën 38 persona e kanë humbur jetën në dy sulme vetëvrasëse në jugperëndim të Sirisë.
Regjimi i Bashar Al Asadit në Siri njoftoi se në qendër të provincës jugperëndimore As-Suwayda të cilën e mban nën kontroll janë kryer sulme vetëvrasëse.
Agjencia e lajmeve e regjimit sirian, SANA, bëri të ditur se në dy pika të ndryshme të qendrës së provincës As-Suwayda janë kryer sulme vetëvrasëse.
Sulmet janë kryer nga 4 pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burimet lokale, në sulmet kanë humbur jetën të paktën 38 persona, transmeton Anadolu Agency.
Qendra e As-Suwayda është nën kontrollin e regjimit ndërsa në verilindje të saj vazhdon prania e ISIS-it.