Siri: Sulme ajrore të Izraelit afër Damaskut

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 09:03 | Nga

Armata e Sirisë thotë se aeroplanët luftarakë të Izraelit sot kanë hedhur raketa kundër një pozicioni ushtarak afër Damaskut, nga hapësira ajrore e Libanit.

Në deklaratën e transmetuar në Televizionin shtetëror të Sirisë, këto sulme janë përshkruar si “agresion i ri izraelit”, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli për këtë raport.

Kjo është hera e dytë që forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, e akuzojnë Izraelin për sulme ajrore në më pak se një muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme